Argument

Debati i nënkryetarëve apo debati i cirkut opozitar? Po vuajnë nga amnezia ose mendojnë që ne po vuajmë nga amnezia

Nga Rron Gjinovci

Debati me nënkryetarët e partive isht’ tepër i dobët.

Si nxansa të naj klubi të debatit të naj shkolle t’mesme.

Nënkryetarët opozitarë si duket po vujnë nga amnezia, ose po menojnë që na po vujmë nga amnezia. Shqetësuese!

– Thojshin kurrë ma t’përçamë s’jena konë e harrojshin që PDK e LDK jon vra mes veti mas lufte bile çështja ka përfundu në Hagë.

– Thojshin që faji është i VV-së që u vonu themelimi i Kuvendit dhe mandej që s’ka arritë me bo qeveri, e vet as nuk arritën me ndryshu diçka rreth kryetarit të Kuvendit, as nuk mujtën me bo qeveri.

– Thojshin kurrë ma dobët s’kena negociu me Serbinë e n’kohë të tyne veriu veç emnin republikë se ka pasë.

– Thojshin Marrëvedhja e Ohrit osht ma e keqja e mundshme, e harrojshin që ajo marrëveshje bazohet në marrëveshjet paraprake (të koalicionit PDK-LDK). E kërkush s’dike me shpjegu meqë ishte aq e keqe ajo marrëveshje, pse ndodhi që Serbia s’pranon me nënshkru e kur ishin këta në pushtet krejt i nënshkrujke.

-Guxojshin me thonë që ushtria është më së keqi sot, e buxheti i ushtrisë në krahasim me kohën e tyne është pesë a gjashtë herë ma i madh.

– U ankojshin pse po përmenët rezoluta 1244 në negociata, e vet e kanë shti në Deklaratën e Pavarësisë.

Thjesht, e pabesushme. Të gjithë nënkryetarët në fjalë, janë qe 20 vjet e fiu në politikën kosovare.

Rruga Press

YouTube player