BallinaBota

Dashurinë e “merr në dorë” inteligjenca artificiale

Shtete të ndryshme po vujnë plakjen e popullsisë. E tillë është edhe Japonia. Por qeveritarët atje kanë marrë një vendim që të rrisin nivelin e lindshmërisë duke financuar disa skema të inteligjencës artificiale që do të ndihmojë njerëzit të gjejnë personin e zemrës.

Nga viti i ardhshëm qeveritë lokale do të  financojnë nisjen e projekteve ku inteligjenca artificiale do të bëjë çiftëzojë njerëzit.

Lexo më shumë  WSJ: Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner heq dorë nga investimi në Serbi

Ky vendim vjen pasi numri i fëmijëve të lindur në Japoni u ul ndjeshëm vitin e kaluar. Japonia është një prej popujve me moshën më të vjetër dhe ka nivelin më të ulët të fertilitetit.

Përdorimi i teknologjisë AI është përpjekja më e fundit e japonezëve. 2 miliardë Yen, që i bie afërsisht 19 milionë Dollarë pritet të financohen vitin e ardhshëm. Popullsia e Japonisë pritet që të bjerë nga 128 milionë në 53 milionë në fund të shekullit.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat
YouTube player