Dashuria shqiptaro-serbe: nga Thaçi te Hykmete Bajrami
Shkruan Hysamedin Feraj
– Ramush Haradinaj – kryeministër: e respektoj Vuçiqin sepse “e ka udhëheqë me sukses vendin e vet, popullin e vet, kah qëllime më të mira…” – 24.12.2017.
Titulli i SNPM: “Haradinaj: e respektoj Vuçiqin sepse lufton për popullin e tij” – 24.12.2017.
Sigurisht, ka luftuar me “sukses” edhe kundër vendit dhe popullit të Ramushit.
– Hashim Thaçi – president – “We are not problematic guys”, tha për veten dhe për Vuçiqin – 25. 7. 2018.
Por ë doli që të jenë problematik, Thaçi problem gjyqësor për SHBA/BE e Rusi, Vuçiqi për stabilitetin e paqen në rajon, pra doli që ne kishim një president problematik ndërsa Vuçiqin agresor të përditshëm kundër Kosovës.
Sami Lushtaku – bosi i sotëm i PDK-së: “unë më shumë e respektoj një serb të Beogradit se sa Albin Kurtin” – 3. 10. 2022.
Për një serb çfarëdo, rastësor, të Beogradit, qoftë edhe po rastisi të ketë qenë militar ose paramilitar që ka kryer vrasje e masakra në Drenicë.
Bedri Hamza – kandidat i PDK-së për kryeministër: “konfuzioni politik i qeverisjes në Kosovë dhe gabimet e njëpasnjëshme medoemos do të revidohen” – 08.09. 2024.
Do të anulojë, dhe ketë me domosdoshmëri, largimin nga Albin Kurti – LVV i të gjitha strukturave dhe institucioneve paralele të qeverisjes serbe brenda Kosovës.
Hykemte Bajrami – nënkryetare e LDK-së: “nuk e kam hiq problem Listën Serbe”, dhe me ardhjen në pushtet të LDK-së gjërat “do të kthehen aty ku kanë qenë”, pra te Kosova me fusnotën e Edita Tahirit dhe me institucionet e Serbisë anë e mbanë Kosovës – 3. 11.2025.
Që 8 vite (2017-2025) udhëheqësit e këtyre partive politike kanë nxitur çdo ditë e në mënyrë sistematike te votuesit e vet, te rinia e fëmijët që i dëgjojnë ndjenjën e respektit për Vuçiqin, për Serbinë dhe për Listën serbe. Për këto parti i vetmi problem dhe armik i përbashkët i Serbisë, i Kosovës dhe i votuesve të tyre janë LVV dhe Albin Kurti! Qeveria e Kurtit fsheh armë dhe pastaj bën sikur aty i ka vendosur Serbia që kështu ta akuzojnë atë pa faj (thotë Gazmend Muhaxheri i LDK-së), pra LVV “bën filma” (Imri Ahmeti i LDK-së) si skenariste dhe regjisore për fajësimin e padrejtë të Serbisë dhe mashtrimin e qytetarëve të Kosovës. Etj., etj.
Shkurt, ky është shpirti, kjo është ndjenja dhe fryma e nxitur mes votuesve të PDK-LDK-AAK: respekt patologjik për Serbinë – urrejtje patologjike për LVV-në dhe Albin Kurtin! Atmosferë aspak e shëndetshme për vazhdimin e shtetimit ende të pa përmbyllur të Kosovës në OKB.
Në këtë atmosferë e me këto ndjenja do të shkojnë në votimet e ardhshme lokale e qendrore.
(P.S. Në hulumtimin tim të shkurtër ende nuk kam gjetur diçka kaq ledhatuese ndaj Serbisë e Vuçiqit të thënë nga Fatmir Limaj).
Rruga Press

