Dashuria e Ramës për shqiptarët kalon nga interesat dhe buzëqeshja e Vuçiqit
Nga Agim Nesho
Shumë gazetarë, analistë dhe intelektualë u cuditën ngashpërthimi sezonal i Ramës ndaj udhëheqjes së UÇK-së. Shumë u habitën nga entuziazmi idiotesk që retorika e Ramës nëPrishtinë dhe Washington krijoi në disa rrethe të politikës nëPrishtinë dhe Tiranë, kur makina propagandistike e Ramës kërkonte të krijonte imazhin e liderit të shqiptarëve. Emocionalë në dëgjimin e emrit të liderit të UÇK, Hashim Thaçi, harruan tëreflektojnë në thelbin e mesazhit të tij: – rikthim në zgjidhjen e “konfliktit” Kosovë-Serbi, rikthim në politikat e vjetra anti-kombëtare të Ballkanit të Hapur.
Publikimi i letrës së përbashkët Rama-Vuçiç nga shtypi kryesor gjerman, drejtuar BE-së për integrimin e vendeve të tyre, tregoiqë projektet e vjetra anti-shqiptare të gatuara në Novi-Sad vazhdojnë të ekzistojnë gjithmonë e më të forta, gjithmonë e mëtë rrezikshme.
Lind pyetja: Pse e bëri Rama tani këtë veprim tëpajustifikueshëm me pasoja të rrezikshme për të ardhmen e Shqipërisë?
Së pari, Rama është në fundin e regjimit të tij që korruptuar, tënjë narko-regjimi që hapur kërkon të ndryshojë ligjet për tëmbrojtur korrupsionin dhe mbajtur diktaturën. Premtimet e Ramës që do ta fusë Shqipërinë në BE janë venitur dhe kanëpërfunduar në kërkesa të përbashkëta me Vuçiç për pranim në tregun e përbashkët europian dhe zonën Shengen. Pra na merrni në Europë me kushtet tona, pa transparencë dhe llogaridhënie.
Së dyti, Shqipëria është deklaruar së bashku me Malin e Zi sipretendentët me realë për tu integruar në BE. Serbia është e penalizuar nga institucionet e Bashkimit Europian dhe nënmbikqyrje të rreptë për funksionimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftën kundërkorrupsionit, lirisë së medias, etj.
Pse Rama zgjedh pikërisht Serbinë në këto momente dhe jo një vend tjetër si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, etj. për të bashkuar inisiativat lidhur me BE-në. Sigurisht, bashkëpunimi i tij me Vuçiç është i thellë dhesjellja e tij nuk është vetëm sjellja e një argati të Beogradit por edhe peng i Vuçiç për ato plane të përbashkëta që kanë bërë kundër Kosovës, ndarjes së kufijve dhe rolin e tyre në Ballkanine Hapur.
Së treti, lidhja e Ramës me mbretëritë e Gjirit është një kurs i ripër ti mundësuar regjimit të tij një vazhdimësi. Projekti i Ballkanit të Hapur ishte një alternativë e vjetër por mbi të gjithasfiduese për BE-në, ku Ballkani Perëndimor të ishte një oaz ilirë, i paangazhuar, i ndërthurjes së interesave të Lindjes dhePerëndimit, një vazhdimësi e idesë së Titos për vendet e pangazhuara dhe kërkesës së Rusisë që për të rritur influencat në Ballkan duhet prishur arkitektura perëndimore. Ky pozicion“komod” për autokratët Rama dhe Vuçiç do t’ju mundësonte atyre një qeverisje të përjetshme.
Në kushtet e diskretitimit të plotë të regjimit të tij kleptokratikdhe rritjes së protestës popullore, Rama ju rikthye skenareve të vjetra anti-kombëtare jo vetëm si presion ndaj perëndimit poredhe shpëtim ndaj vetvetes.
Rikthimi i Vuçiç në skenën politike, kur ai është bërë një figurëe papranueshme për vetë serbët që kërkojnë ndryshim, nuk ështëvetëm një bashkëpunim për të shpëtuar vetveten, por edhe njëlëvizje e detyrueshme për të fshehur prapaskenat e bashkëpunimit mes tyre.
Letra e përbashkët Rama-Vuçiç është një kundërpërgjigje ndaj Gjermanisë dhe qëndrimit të saj kritik për regresin demokratik, kapjen e shtetit dhe mosfunskionimin e institucioneve. Qëndrimii Ramës kritik ndaj Gjermanisë është një humbje shprese përqëllimin e shqiptarëve për tu bërë pjesë e familjes së madheeuropiane. Sot çështja qëndron jo se cfarë do të bëjë Rama për të shpëtuar pushtetin e tij të kalbur, por cila do të jetë perspektivadhe e ardhmja e Shqipërisë, fuqizimi i faktorit shqiptar në Ballkan, për të mos rrezikuar më sovranitetin e Kosovës dhe përtë mbrojtur të ardhmen tonë perëndimore.
Regjimi i Ramës duhet të largohet sa më shpejt dhe kjo duhet tëjetë detyra patriotike e cdo shqiptari kudo që ndodhet.
Rruga Press

