KryesoreLajme

DASH kritikon deklaratën e Aleksandër Vuçiqit ndaj Edward Joseph-it

Departamenti amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë ka kritikuar deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndaj Edward Joseph-it, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ish-kreu i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, DASH u shpreh se nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktika të pista kundër qytetarëve, sikurse ato që janë përdorur ndaj Edward Joseph-it.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

DASH shtoi se zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën.

Më 30 dhjetor Aleksandër Vuçiq e quajti Edward Joseph-in, “robot shqiptar”.

Duke e quajtur “bastard” Josephin, Vuçiqi po ashtu deklaroi se ky ekspert i Ballkanit merr “shumë para nga lobi shqiptar”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *