Danimarka rihap ambasadën në Kiev
Pas mbylljes së menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, Danimarka do të rihapë sot ambasadën e saj në Kiev, tha ministri i jashtëm danez Jeppe Kofod.
“Është një simbol shumë i fortë i mbështetjes daneze për Ukrainën dhe popullin ukrainas që sot po rihapim dyert për ambasadën daneze”, tha ministri danez.
Disa vende të tjera, duke përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, kanë njoftuar së fundmi se do të rikthejnë ambasadat e tyre në Kiev.
Rruga Press