Bota

Danimarka planifikon paketë për mbrojtjen me vlerë 7 miliardë dollarë për shkak të shqetësimeve me Rusinë

Danimarka ka planifikuar të krijojë një fond riarmatimi prej 50 miliardë koronash (7 miliardë dollarë) për shkak të shqetësimeve në lidhje me Rusinë, njoftoi sot qeveria.

“Këtë vit dhe vitin e ardhshëm, vendi anëtar i NATO-s planifikon të investojë ne të ashtuquajturin Fondi i Përshpejtimit në prokurimin e shpejtë të mallrave të mbrojtjes”, tha kryeministrja daneze, Mette Frederiksen në një konferencë për shtyp, në Kopenhagë.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

“Danimarka do të përfundonte duke shpenzuar më shumë se 3% të prodhimit të saj të brendshëm bruto për mbrojtjen në 2025 dhe 2026”, tha Fredriksen, duke e quajtur atë nivelin më të lartë – në më shumë se gjysmë shekulli.

Danimarka është nën presionin e presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin e Groenlandës, pjesë e mbretërisë daneze.

Trump pretendoi se Danimarka, një vend me 6 milionë banorë, nuk mund të mbronte dot ishullin më të madh në botë.

Lexo më shumë  Qeveria e Groenlandës: E papranueshme çdo përpjekje e SHBA-së për të marrë kontrollin e ishullit

Trump ka kërkuar gjithashtu prej disa kohësh që aleatët e NATO-s të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

Rruga Press

YouTube player