BotaKryesore

Danimarka i kërkon SHBA-së që t’ia respektojë integritetin territorial

Ministri i Jashtëm danez, Lars Loekke Rasmusen ka thënë të hënën se vendi i tij këmbëngul që të gjithë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duhet të respektojnë “integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës”.

Deklarata e tij është bërë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar emërimin e guvernatorit të Luizianës si të dërguarin special të SHBA-së në Grenlandë.

Trumpi ka bërë thirrje të përsëritura gjatë tranzicionit të tij presidencial dhe muajve të parë të mandatit të tij të dytë për juridiksionin e SHBA-së mbi Grenlandën, një territor i gjerë, gjysmë-autonom i Danimarkës, dhe nuk e ka përjashtuar forcën ushtarake për të marrë kontrollin e ishullit të Arktikut të pasur me minerale dhe me vendndodhje strategjike.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Në mars, zëvendëspresidenti JD Vance ka vizituar një bazë të largët ushtarake amerikane në Grenlandë dhe ka akuzuar Danimarkën për investime të pamjaftueshme atje

Çështja gradualisht u zhduk nga titujt kryesorë, por, në gusht, zyrtarët danezë thirrën ambasadorin e SHBA-së pas një raporti se të paktën tre persona me lidhje me Trumpin kishin kryer operacione të fshehta ndikimi në Grenlandë. Danimarka është një aleat i Shteteve të Bashkuara.

Të dielën, Trumpi ka njoftuar emërimin e guvernatorit të Luizianës, Jeff Landry, si të dërguar special në Grenlandë. 

Ai ka thënë se “Jeff e kupton sa thelbësore është Grenlanda për Sigurinë tonë Kombëtare dhe se ai do të përparojë fuqishëm interesat e vendit tonë për sigurinë, mbijetesën dhe sigurinë e aleatëve tanë, dhe në fakt, të botës.”

Lexo më shumë  Kurti: Kineastet e Kosovës po i japin zë vendit në skenat botërore

E ministri i Jashtëm danez, Rasmussen ka thënë në një deklaratë të shkurtër të dërguar me email nga ministria e tij se “emërimi konfirmon interesin e vazhdueshëm amerikan në Grenlandë”.

“Megjithatë, ne këmbëngulim që të gjithë, përfshirë SHBA-në, duhet të tregojnë respekt për integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës”, ka shtuar ai.

Më herët këtë muaj, Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes Daneze ka thënë në një raport vjetor se SHBA-ja po përdor fuqinë e saj ekonomike për të “shpallur vullnetin e tyre” dhe për të kërcënuar me forcë ushtarake si kundër miqve ashtu edhe kundër armiqve.

Rruga Press

YouTube player