Lajme

Daniel Serwer flet për austriaken DER STANDARD: Asociacioni nuk i referohet Kushtetutës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzon Asociacionin e  Komunave Serbe si parakusht për një marrëveshje me Serbinë, shkruan e përditshmja vieneze “Der Standard”.

Ky Asociacion nuk ishte në draftin e parë të planit evropian për normalizim të marrëdhënieve, rikujtohet në analizën e gazetës austriake.

Asociaconi, sipas “Der Standard”, nuk ka qenë në draftin e parë të propozimit, por është shtuar vetëm kohëve të fundit, dhe atë, siç thuhet në tekst, përmes një koncesioni që QUINT-i i ka bërë qeverisë serbe.

Lexo më shumë  Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët

Në një bisedë me profesorin amerikan, Daniel Serwer, ky i fundit thotë se këtë Asociacion, Beogradi e kërkon “për të ushtruar kontroll”.

Serwer ka një kritikë të qartë sa i përket Asociacionit. Sipas tij, ky propozim nuk i referohet Kushtetutës së Kosovës si bazë.

Gjithashtu, thotë ai, propozimi franko-gjerman nuk parasheh Asociacion të Komunave shqiptare brenda Serbisë, përkatësisht për Luginën e Preshevës.

Problem tjetër brenda këtij plani është se pesë vende të BE’së vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosvës.

Serwer nuk sheh as mundësi që përmes këtij plani Kosovës t’i hapet rruga drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndryshe nga zgjidhja gjermano-gjermane e vitit 1972.

Lexo më shumë  Nxënësja e “Fan Nolit” në Tiranë: Në shkollë hyjnë me thika dhe shesin mend!  Mësuesit donin të bënim mësim që ne ta harronim 

Presionin ndaj Kosovës, Serwer e sheh të lehtë, në kuptimin se është një shtet që s’ka zgjidhje tjetër përpos të ndjek rrugën evropiane dhe asaj të NATO-s.

“Presioni ndaj Serbisë është pak e më pak. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka luajtur suksesshëm duke balancuar mes Kinës-Rusisë dhe BE-së-ShBA-së. Kjo lojë do të duhej të kishte marrë fund”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *