“Danas”: Sebastian Kurz, miku i Vuçiqit, iku
Largimi i ish-kancelarit austriak, Sebastian Kurz, nga skena politike, po ndërlidhet me përfundimin e një miqësie ndërmjet Serbisë dhe Austrisë nga mediat serbe.
Mediumi opozitar serb “Danas”, thotë se Kurz vizitoi disa herë Serbinë dhe konsiderohej si mik i ngushtë i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell lajmi.net.
Kurzi në shtator të këtij viti u dekorua në Serbi nga Vuçiqi me çmimin “Urdhri i Republikës së Serbisë”.
Përgjatë këtij takimi të realizuar, Kurz theksoi “progresin enorm” të ekonomisë serbe, të cilën e konsideroi “mbresëlënëse”.
Megjithatë, Kurz parashihte se Serbia nuk mund të futej në BE pa normalizim marrëdhëniesh me Kosovën.
Ish-kancelari austriak është larguar përfundimisht nga politika, duke thënë se do ta rikthejë fokusin në familjen e tij.
Rruga Press