KryesoreLajme

Dalin e pamjet e çarjes së digës së hidrocentralit në Lukovë të Himarës

Kanë dalë në media pamjet nga çarja e digës së hidrocentralit në Lukovë të Himarës. Nga pamjet duket vërshimi i ujit dhe paniku i banorëve në momentet e para të ngjarjes. 

Ditën e djeshme, (e enjte) rreth orës 12:26, është shembur ujëmbledhësi i Sasajt në Bunec, (Lukovë) të bashkisë Himarë e cila ishte ndërtuar në vitin 2010.

Kjo shembje ka shkaktuar përhapjen e rreth 15,000 metra kub ujë ku për pasojë në 12 biznese në zonë ka prezencë të ujit dhe baltës.

Lexo më shumë  Bekim Hamëz Jashari: Nuk kam fjalë! Për aksionet e policisë në veri thonë dhunë, për institucionet paralele prokuroria thotë s'ka prova

Ndërkaq, është dëmtuar dhe baza ushqimore e blegtorisë në dy familje. Bëhet me dije se fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Aksi rrugor Bunec-Piqeras është bërë i kalueshëm pas ndërhyrjeve të menjëhershme, ndërkohë që strukturat e bashkisë Himarë po punojnë intensivisht për pastrimin e baltës dhe për normalizimin e situatës.

Nga ana tjetër, për shkak të çarjes së hidrocentralit kanë mbetur pa energji elektrike disa fshatra si Borsh, Qeparo, Lukovë, Shën Vasil. Uji ka hyrë në nënstacionin elektrik të zonës deri në 1 metër duke detyruar të stakojnë energjinë elektrike.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë të energjisë, 50 milionë euro kredi nga BERZH-i

Hetim ka nisur edhe nga prokuroria, teksa pritet që të merren në pyetje edhe përgjegjësit që realizuan projektin vite më parë. Dy janë pistat kryesore pse mund të jetë çarë diga: punimet pa cilësi dhe mbingarkesa me ujë mbi kapacitetin e saj si rrjedhojë e prurjeve të larta.

YouTube player