BotaKryesore

Dalin dokumentet sekrete, disa shtete kërkojnë të manipulojnë raportin për klimën

Disa dokumente konfidenciale janë publikuar lidhur me ndryshimet  klimatike në botë të cilat tregojnë si disa prej shteteve kanë manipuluar të dhënat shkencore.

BBC ka publikuar dokumentet që zbulojnë se si Arabia Saudite, Japonia dhe Australia janë ndër vendet që i kërkojnë OKB-së të zvogëlojë nevojën për t’u larguar me shpejtësi nga karburantet fosile. Ajo gjithashtu tregon se disa kombe të pasura nuk po pranojnë të paguajnë më shumë shtetet më të varfra për të kaluar në teknologjitë më të gjelbra. Ky fakt ngre pyetje lidhur me samitin e klimës COP26 në nëntor.

Lexo më shumë  Harris thotë se nuk do të takohej me Putinin nëse Ukraina nuk përfaqësohet nëse do të ketë bisedime që do t’i jepnin fund luftës

Dokumentet zbulojnë se vendet po i tërheqin rekomandimet e OKB-së për veprimet kundër ngrohjes globale dhe kjo  vjen vetëm disa ditë para se atyre t’u kërkohet në samit të bëjnë angazhime të rëndësishme për të ngadalësuar ndryshimet klimatike dhe për të mbajtur ngrohjen globale në 1.5 gradë.

Dokumentet e publikuara përbëhen nga më shumë se 32,000 parashtresa të bëra nga qeveritë, kompanitë dhe palët e tjera të interesuara në ekipin e shkencëtarëve që përpilojnë një raport të OKB-së, i krijuar për të sjellë së bashku dëshmitë më të mira shkencore se si të përballemi me ndryshimet klimatike.

Lexo më shumë  Orbani sulmohet në Parlamentin Evropian

Këto “raporte vlerësimi” prodhohen çdo gjashtë deri në shtatë vjet nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), organi i OKB -së i ngarkuar me vlerësimin e shkencës së ndryshimit të klimës, Ato përdoren nga qeveritë për të vendosur se çfarë veprimesh nevojiten për të trajtuar ndryshimet klimatike më të fundit  dhe ato me të cilat do të përballemi dhe japin një kontribut vendimtar për negociatat në konferencën e Glasgout.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *