Dalin detajet për tragetin e linjës Greqi-Itali që u shkrumbuar nga zjarri
Një shofer i cili punon në një kompani transporti që operon në Greqi dhe Itali, me një flotë prej 30 kamionësh është ankuar përmes avokatit të tij z.Michalis Markoulakou (përfaqësues i kompanisë së transportit), për kushtet e mjerueshme të higjienës që mbizotëronin brenda tragetit që u shkrumbua nga zjarri ditë më parë.
Sipas ankesës, drejtuesit e kompanisë së transportit në fjalë u kërkuan punëdhënësve të tyre që të ndalonin itinerarin e caktuar me anijen Euroferry Olympia që nisej çdo të enjte nga Igumenica.
Madje njëri prej tyre treegoi edhe foto ku i gjithë trupi duket se është kafshuar nga pleshtat, madje prania e tyre në anije ishte një nga arsyet pse shumë shoferë preferonin të flinin në kabinat e kamionëve dhe jo në kabinat e pista të Euroferrit.
Sipas avokatit të kompanisë së transportit, Michalis Markulakos, “kushtet higjienike në anijen Euroferry ishin të papranueshme deri në atë masë sa drejtuesit e kishin quajtur “kopsht zoologjik”.
Shumë kompani transporti zgjodhën të mos dërgonin kamionët e tyre në këtë anije të veçantë, sepse drejtuesit e tyre refuzuan të udhëtonin në këto kushte.
Vetë shoferët kishin frikë se duke qenë se anija dukej kaq e lënë pas dore, sigurisht që do të kishte mangësi serioze në pajisjet e saj mekanike / elektrike dhe të tjera të sigurisë.
‘Ne jemi në pritje të dokumenteve mbështetëse nga autoritetet italiane që do të vërtetojnë gjendjen reale të anijes Euroferry’ shprehet avokati Markulakos.
Rruga Press