Lajme

Dajti “kosh mbeturinash”, Veliaj dha 3.5 mld lekë për inceneratorin e Tiranës, mbetjet “kapicë”

Kurora e gjelbër e Dajtit është kthyer në vend-grumbullim për mbetjet urbane dhe spitalore ndërkohë që bashkia e Tiranës nuk vepron për zgjidhjen e situatës. Ndërkohë që sasi të mëdha mbeturinash depozitohen në zonën e klasifikuar si park kombëtar Erion Veliaj ka firmosur në tri vitet e fundit pagesa deri në 3.5 miliardë lekë për inceneratorët.

Kjo është pamja e një prej kurorave të gjelbra të Tiranës, në malin e Dajtit. Sipas të dhënave të drejtorisë së përgjithshme të Thesarit, bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj ka paguar 3.5 miliard lekë për incineratorin e Tiranës në periudhën 2019-2021.

Lexo më shumë  Arrestohen tre inspektorë të ATK-së në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen se u morën ryshfet bizneseve

Në periferi të Tiranës, duket se vëmendja e bashkisë mungon duke lejuar një vatër ndotje nga depozitimi masiv i mbetjeve jo vetëm urbane, por edhe spitalore në zonën e Linzës.

Mungesa e kontejnerëve i detyron edhe vetë banorët e zonës apo subjektet private ti hedhin plehrat në përrua duke shkaktuar kështu një pirg masiv.

Banorët të shqetësuar për këtë situatë i bëjnë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj të ndërhyjë.

Lexo më shumë  Hyseni: Pastrimi i shtretërve të lumenjve ka parandaluar dëme milionëshe në Gjilan

“Ky është një shqetësim shumë i madh sa nuk ka se ku të shkojë më. Të gjitha këto sëmundje që vijnë nga këto plehra vijnë,” thotë një qytetar.

Qytetarët thonë se nuk ka pasur asnjë iniciativë nga bashkia e Tiranës për të pastruar zonën, përkundrazi mbetjet shtohen duke shtuar ndotjen e duke rritur rrezikun për përhapjen e infeksioneve.

Rruga Press

YouTube player