Daily Mail: Shqipëria do të bëhet parajsa e pastrimit të parave të krimit
Gazeta thekson se këto para do u lejojnë kriminelëve që të investojnë në perandoritë e pronave.
“Ky lajm vjen në kohën kur një investigim i Daily Mail ka zbuluar se baronët e drogës që operojnë në Britani, kanë pastruar shuma të mëdha parash në vila luksoze, apartamente, ferma, palestra, lokale dhe pika karburantesh në Shqipëri,” shkruan gazeta.
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani, e njohur si FBI e këtij vendi, ka paralajmëruar se shuma të mëdha parash po largohen nga Britania drejt Shqipërisë në pesë vitet e fundit, pasi bandat shqiptare të krimit po dërgojnë paratë në shtëpi.
“Një anëtari shqiptar të një bande kokaine, që pastronte 10 milionë paund të thata, së fundmi iu konfiskua një vilë, tre apartamente, dy garazhe dhe 20 hektarë tokë në vendlindje. Paratë e pista besohet se kanë nxitur një bum ndërtimesh në Shqipëri, me vlerën e lejeve të ndërtimit të pronave në kryeqytetin Tiranë, duke u rritur nga 112 milionë paund në tremujorin e parë të vitit 2021, në 206 milionë paund në të njëjtën periudhë të këtij viti,” shkruan gazeta.
Rruga Press