Opinion/Aktualitet

Çun Lajçi: Amerika u idhnua pse ne s’e falim tokën tonë?

Shkruan Çun Lajçi

Amerikë. Nuk i kthehet shpina nji populli për nji lider!?

Dhe?

Çka deshti zotni Ramushi, mbramë, kur ia kërkoi dorëheqjen Albinit?

Mos deshti që t’ia dorëzoi Ujmanin e Trepçën Serbisë? – që mos t’prishen marrëdhënjet me juve? – ashtu siç bani ai me Çakorrin e Kullën nji mesnate plot tymnajë?

Mos deshti t’ia dorëzoi Veriun bandave të Vagnerit?

A mos deshti që ta mbaje edhe ai nji fjalim këndej Urës, si Thaçi dikur, që ta qetësojë situatën?!?

A mos deshti që edhe Vjosa të vetdorëhiqet, që miqtë ndërkombëtarë, ta rahatojnë Vuçiqin e t’ia shtrijnë jorganin deri të Car Llazari?!

Pse duhet ore me shti kryet n’ranë si makushi? Pse kërkove prej viktimes dorëheqje Ramush? Po t’dhimbset Vuçiqi? Apo, po frigohesh mos po i prishën marrëdhënjet edhe atij me Amerikën!

Pse nuk e denove xhelatin e Serbisë, që kriminelët e tij i plagosën 30 ushtarë ndërkombëtarë, po e akuzove Kryeministrin tand, që ligjerisht e shtrinë sovranitetin n’atdheun e vet, – pa çka që s’i pëlqen dikujt!

Policia s’ishin n’Prokuple o Ramush, po n’Zveçanin e minatorëve, aty ku dikur Jugosllavia xhiroi film për ta “Crveni Udar”!

Dhe, çka tash?

Amerika u idhnua pse ne s’e falim tokën tonë???

Pse s’e duem Putinin?

Pse jemi ma amerikan se amerikanët???

– Po pse dreqin na ndihmuen 99-tën? Po, edhe atëherë kërkojshin të jemi paqësorë edhe pse na vriste e na dëbonte Milloshi!

– Pse tash duhet me ia lëshua veriun Vuçiqit?

Dhe

Pse Amerika e don aleatin e Putinit ma shumë se shqiptarët!

Po shkruej gabim, (mbase gabim historia m’ka mësua); – por, të gjithë atdhedashësit o i ka vra populli i vet o ndërkombëtarët ua kanë vu ndërskamcat!

Amerikë!

Nuk i kthehet shpina nji populli për nji lider!?

Ne s’jemi vrasës, s’jemi pushtues! Luftuem për tokat tona e vallzojmë n’tokat tona. Shiko si duket shqiptari n’trollin e vet!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *