Bota

Ç’po ndodh në Evropë me pandeminë? Ja vendi me shkallën më të lartë të infeksionit

Letonia u fut në izolim njëmujor, pasi numri i rasteve të reja me koronavirus shënoi rekord.

Autoriteti shëndetësor i Letonisë raportoi gati 3,000 raste të reja pozitive, më 21 tetor.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se Letonia aktualisht ka shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë, në raport me popullsinë.

“Do të kalojmë në një regjim më të rreptë për katër javë”, tha kryeministri letonez, Krisjanis Karins, duke bërë thirrje edhe për vaksinim më të madh.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Vetëm pak më shumë se gjysma e popullsisë letoneze është plotësisht e vaksinuar kundër koronavirusit.

Masat e reja të izolimit do të përfshijnë orën policore gjatë natës.

Në Bullgari, autoritetet spitalore raportuan se numri i pacientëve të shtruar me koronavirus është rritur për 30 për qind gjatë muajit të fundit.

Vetëm një në katër persona të rritur është plotësisht i vaksinuar në Bullgari.

Në Rumani, ku shifra ditore e të infektuarve ka arritur në 19,000 këtë javë, një në tre të rritur është i vaksinuar.

Në Ukrainë, autoritetet shëndetësore thanë se kanë regjistruar mbi 22,000 raste të të infektuare në 24 orët e fundit. Shifra thyen rekordin e mëparshëm në këtë vend – prej 20,341 rastesh – të regjistruar më 3 prill.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Vendet në Evropën Lindore janë duke bërë përpjekje për të rritur normat e vaksinimit, të cilat janë më të ulëtat në Bashkimin Evropian.

Ka frikë se shkalla e lartë e të infektuarve mund të prodhojë variante të reja të koronavirusit.

Rusia ka raportuar të enjten raste të izoluara me një nënvariant të variantit Delta, që besohet të jetë edhe më ngjitës./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *