Uncategorized

Ç’po ndodh mes Ramës dhe SHBA-ve? Ftojnë krahun e djathtë të Trump në Tiranë dhe e quajnë ende sekretar

Prej ditës së djeshme në Tiranë ka mbërritur ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo,  i cili sot ka qenë i pranishëm në një event të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, në lidhje me projektet që e shndërrojnë Shqipërinë sipas tyre në eksportuese të energjisë elektrike.

Gjatë gjithë fjalës së saj në prezantimin e projektit, ministja Belinda Balluku e cilësoi Pompeon si sekretar të shtetit, edhe pse ky i fundit ka disa vite që është larguar nga ky funksion, dhe me Ballkanin më së shumti e lidhin projekte biznesi.

“Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit #Shqipëria2030 eksportuese neto e energjisë

Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Basha: Korporata “Devolli” e largoi nga puna motrën e dëshmorit Shpëtim Bojku vetëm pse u takua me kryeministrin Kurti

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se projekti i furnizimit me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, ka tërhequr dhe Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për t’u bërë pjesë e saj.

“Një moment i shënuar për një nga projektet më të rëndësishme e strategjike, gazifikimin e Shqipërisë duke iu referuar termocentralit të Vlorës, të pjesës së gazifikuese të portit lundrues që do ndërtohet në Vlotë e një hapi të madh ta kthejmë këtë projekt nga lokal në rajonal.

Ky fakt është dukur qartazi në javët e fundit pasi ne kemi publikuar përpjekjen tonë në bashkëpunim me partnerët amerikanë, kemi pasur shprehje dëshire për bashkëpunim nga Maqedonia e Veriut e Kosova për t’u bërë pjesë e këtij projekti duke e kthyer në projekt të rëndësishëm rajonal”.

Pompeo është një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit amerikan Donald Trump, ndërkohë që në Shqipëri ka ardhur me ftesë të Taulant Ballës.

Lexo më shumë  Basha: Korporata “Devolli” e largoi nga puna motrën e dëshmorit Shpëtim Bojku vetëm pse u takua me kryeministrin Kurti

Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *