Lajme

Covid po fiton terren, mbyllen klasa e shkolla. Ish-Blloku, Astiri dhe Kamza, zonat e nxehta të kryeqytetit

Me ardhjen e vjeshtës, Covid-19 ka fituar terren gjithnjë e më shumë, duke u përhapur veçanërisht në shkolla.

Disa 9- vjeçare e gjimnaze në kryeqytet janë detyruar të kalojnë në skenarin e dytë të mësimdhënies pas sinjaleve për infektime në radhët e nxënësve. Dhjetëra teste të shpejta kryhen çdo ditë nga epidemiologët në terren, pas thirrjeve për nxënës të infektuar. Konfirmimi i tyre ka çuar në mbylljen e klasave.

Lexo më shumë  Dokumenti/ Ku del emri i Ramës në përgjimet e dosjes Balluku

Gjimnazet “Ismail Qemali” dhe “Petro Nini Luarasi” u kanë vënë kyçin disa klasave duke rekomanduar karantinimin e nxënësve me qëllim për të ndalur përhapjen e infeksionit.

Sipas epidemiologëve, këtë periudhë në çdo bashki të vendit ka klasa të mbyllura për shkak të infektimeve në nxënës.

Pjesa më e madhe e fëmijëve të infektuar janë asimptomatikë, ndërsa numri i mësuesve të prekur është shumë i ulët. Nxënësit e shkollave dhe të rinjtë e pavaksinuar rezultojnë grupmosha më e prekur nga koronavirusi në këtë periudhë.

Lexo më shumë  Murati: Mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja në vitin e parë, mbi 20 mijë euro për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeç

Mbi 700 teste kryhen çdo ditë në institucione arsimore dhe vatra familjare gjatë gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik. Zonat më të nxehta nga koronavirusi në Tiranë janë ishBlloku, zona e Astrit, Kamza, Lapraka, zonat pranë rrugës “Mine Peza” dhe “Jordan Misja”.

Vetëm ditën e djeshme u raportuan 625 persona të prekur. Në spitale rezultojnë të shtruar 166 pacientë dhe tri jetë të humbura ditën e djeshme, ndërkohë që 22 të tjerë po luftojnë për jetën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *