Lajme

Covid alarmon Lezhën, 800 të infektuar, fluks pacientësh në spitalin rajonal

Në Lezhë prej javësh është duke u vërejtur shtimi i rasteve me koronavirus. Mes të prekurve ka edhe shumë fëmijë. Ndërsa mjekët pediatër apelojnë për përkujdesje maksimale, pasi varianti “Delta” i koronavirusit është duke u kthyer në shqetësim serioz në vend, por edhe në botë.

Numri i personave të prekur nga Covid-19 në Lezhë ka ardhur në rritje gjatë javëve të fundit.

Referuar të dhënave zyrtare aktualisht numri i rasteve aktive është rreth 800. Shifër, e cila konsiderohet e lartë krahasuar me numrin e popullsisë.

Lexo më shumë  ​Arratisja e Faton Hajrizit nga burgu, Sveçla paralajmëron kapjen e shpejtë të tij

Kjo situatë ka sjellë fluks pacientësh në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa mes personave të infektuar ka dhe fëmije.

Kastriot Kolmarku: Zakonisht ato që janë me probleme dërgohen menjëherë në Tiranë pasi nuk kemi të drejtë ti trajtojmë në sputalin rajonal. Gjatë ditëve të para të shtatorit ka një rënie të virozave të stinës në krahasim me muajin gusht.

Mjeku, Kastriot Kolmarku, kërkon përkujdes maksimal për mbrojtjen mga virusi i cili është përhapur frikshëm gjatë kësaj periudhe.

Kastriot Kolmarku: Menëjherë të marrin kontakt me mjekun e familjes për të parë ecurinë e kësaj viroze, pasi mes këtyre rasteve me virozë mund të ketë dhe fëmijë që janë me Sars CoV2.

Pjesa më e madhe e të prekurve nga Covid-19 në Lezhë kanë sintoma të lehta të sëmundjes dhe po trajtohen në kushte shtëpie, ndërsa në shtimin e rasteve ka ndikuar sezoni turistik dhe organizimet e ndryshme familjare, të cilat kanë qenë të shumta gjatë kësaj vere. /oranews/

Rruga Press

Lexo më shumë  Kosova dhe Vanuatusi nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *