Bota

Covid-19 rikthehet ‘frikshëm’ në Gjermani, shënohet numër rekord i infeksioneve

Gjermania të enjten e regjistroi shifrën më të lartë ditore të personave me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë me 33.949 raste të reja, pikërisht në ditën kur pritet të takohen ministrat rajonalë të shëndetësisë.

Shifra ditore e infeksioneve besohet se është rritur nga një festë publike në disa pjesë të Gjermanisë të hënën, që e ka shtyrë grumbullimin e të dhënave. Rekordi i mëparshëm i rasteve në Gjermani ishte shënuar më 18 dhjetor të vitit të kaluar me 33.777 të infektuar.

Lexo më shumë  Irani shkel armëpushimin, qëllon me raketa Katarin

Helge Braun, shef i stafit të kancelares në largim, Angela Merkel, tha se shtetet gjermane duhet të bëjnë progres më të shpejtë në vaksinimin e personave të moshuar me dozën përforcuese, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Deri të mërkurën, vetëm 6.7 për qind e personave mbi moshën 60-vjeçare në Gjermani e kanë marrë dozën përforcuese, sipas të dhënave të Institutit “Robert Koch”, organ që merret me raportimin e rasteve me Covid-19 në Gjermani.

Personat e moshuar janë gjithashtu më të rrezikuar për të përfunduar në spital shkaku i infektimit me koronavirus. Shifra mesatare e personave të hospitalizuar për 100.000 banorë të mërkurën ishte 3.62, ndërsa në fillim të tetorit ky numër ishte vetëm 1.65.

Lexo më shumë  Çka parasheh plani 10-pikësh i Iranit të cilin Trumpi e mori në konsideratë

Ndryshe, disa shtete evropiane kanë raportuar rritje të numrit të rasteve në javët e fundit, duke nxitur debat nëse duhet kthyer masat kufizuese dhe si të binden më shumë njerëz për t’u vaksinuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *