Bota

COVID-19, Italia përgatitet për “Super Green Pass”

Me Krishtlindjet në prag, rritjen aktuale të rasteve dhe parashikimin e një rritjeje në dimër, qeveria italiane po përgatitet të nisë të ashtuquajturën “Super Green Pass”, që do të arrijë me shumë gjasa në dhjetor, njoftoi ministri i Administratës Publike, Renato Brunetta.

Një masë e krijuar për të mbrojtur më mirë subjektet e vaksinuara, por që në mënyrë të pashmangshme është e destinuar të krijojë polemika dhe pakënaqësi.

“Ne marrim vendimet që duhen për të garantuar lirinë e atyre që kanë kryer detyrën e tyre si qytetarë duke u vaksinuar”, përsëriti guvernatori i Ligurias, Xhovani Toti, duke i kërkuar qeverisë të “ngutet”.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

“Nëse alternativa është mbyllja e një teatri apo një pishinë për të gjithë ose vetëm për ata që nuk janë të vaksinuar, nuk kam asnjë dyshim”, ritheksoi presidenti i Emilia-Romagna, Stefano Bonaccini.

Palazzo Chigi po punon, gjithashtu, në fronte të tjera të nxehta, përfshirë vaksinimin e detyrueshëm për disa kategori, kryesisht mjekët, mësuesit dhe forcat e rendit.

“Nga e hëna, pra, do të fillojmë me administrimin e dozave të treta për moshën mbi 40 vjeç, duke parashikuar datën e planifikuar fillimisht me dhjetë ditë dhe duke u rikthyer për të garantuar mbulimin me vaksinim për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë”, tha Brunetta.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

“Masa më e afërt, megjithatë, mbetet ajo e Green Pass me kufizime për të pavaksinuarit, për të mos i bërë të gjithë të paguajnë për egoizmin e disave”, theksoi ai.

Megjithatë, kufizimet do të hyjnë në fuqi vetëm në rast të ndryshimit të ngjyrave (të rrezikshmërisë) të rajoneve, që, tani për tani, nuk janë në horizont. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *