Çollaku: Rama po kërkon alibi me SHBA-të, por aksioni amerikan synon çmontimin e rrjeteve të drogës
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV, ka deklaruar se përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një imazh afrimi me Shtetet e Bashkuara janë thjesht një show politik, i destinuar të krijojë perceptimin e një zbutjeje të qëndrimit amerikan ndaj qeverisë.
Sipas Çollakut, veprimet dhe deklaratat e përfaqësuesve amerikanë tregojnë qartë se fokusi i tyre mbetet çmontimi i rrjeteve të trafikut të drogës dhe mbështetja e strukturave të drejtësisë, ndërsa koha, sipas tij, po punon kundër Ramës dhe zyrtarëve të lidhur me krimin e organizuar.
Basir Çollaku: Shoh diçka. Përpjekja e Ramës për të bërë show-n që pas paketës fiskale, e cila u kundërshtua nga dhoma amerikane e tregtisë. Tani vjen me një aksion ku ai bashkëpunon me biznesin amerikan duke u ofruar këtyre këtë. Dhe tjetra pra imazhi se ne me amerikanët shkojmë aq mirë që një kompani amerikane merr një biznes të madh. Ndërkohë që e pandehura Balluku ulet ngjitur me të ngarkuarën me punë, zonjën VanHornn, në këtë takim, pra edhe amerikanët nuk janë aq keq me ne për sa kohë edhe zonja është këtu. Gjithë kjo ishte një përpjekje për të ndërtuar një alibi zbutje të qëndrimit amerikan ndaj Ramës, çka u thërmua shumë shpejt nga e ngarkuara me punë në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo çfarë shihet dukshëm këtu në deklaratën e saj ka të bëjë që nga fillesa e 28 gushtit të këtij viti, kur ajo shkoi në kryeministri 20 minuta dhe la atë çfarë la, kur Vali Bizhga pastaj iku dhe kur shumë punë të tjera, Altin Dumani shkoi në Shtetet e Bashkuara më 2 dhe 3 shtator, më 7 dhe 14 shtator u takua me prokurorin e Malit të Zi dhe me prokurorin e Serbisë për krimin rajonal. Më 27 nëntor vjen Fleming dhe shkon në SPAK.
Më 10 dhjetor vjen drejtori për Europën Qëndrore dhe sigurisht shkon vetëm në SPAK. Pra i gjithë ky aksion amerikan ka një kryefjalë, çmontim të rrjetit të trafikut të drogës. Dhe pyetja është, kush janë të lidhur me trafikun e drogës? Kryeministri i vendit. E ka konfirmuar me pritjen e anëtarit të Sinaloa, tashmë i sanksionuar nga Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit. Me, a është i lidhur Balluku me krimin e organizuar? Po sigurisht që po, po kush i ka gjithë këta kontrata? Kush i ka të gjitha sipërmarrjet, kush i ka të gjitha bizneset të cilat nuk kanë burime të pastra financimesh siç duhet të jetë. Dhe këtu ne kemi deklarata publike të mediave botërore kur ndiq paranë, pra nga Brukseli, Belgjikë, në Francë, theksonte që ne kemi aksesuar dokumenta zyrtare që thonë Taulant Balla flet me trafikantët e drogës. Për çfarë flet ai? Për parashikimin e motit? Dhe këta janë dokumenta zyrtare të dosjeve, që Olsi Rama lëviz, që ti udhëton, qëndron, punon me trafikantët e drogës. Po sipas këtij, kësaj media të referuara dokumentave zyrtare të hetimeve të gjashtë shteteve që e kanë këtë dosje. Dhe këtu ka dhe diçka tjetër.
Në përpjekje dhe iluzionin që Rama ka se po merr kohë. Koha po punon kundër Ramës, sepse ata prokurorët dhe agjentët e BKH-së, të cilët prej dy, tre javësh janë shkëputur nga policia e shtetit nga aksioni, ka njëherë që janë të angazhuar në atë. S’ia kanë dalë duke kontrolluar, sekuestruar telefona, postë elektronike, dëshmi e njëra-tjetrën dhe vetëm trashet dosja atje. Dhe kur shkoj Rama do jetë më e gjatë se Rama dosja kur shkoj Rama atje.
Përveç kësaj, grupet e trafikut të drogës që janë edhe në qeverisje dhe unë e kam përsëritur edhe herë tjetër që atje në strukturën e posaçme, katër vitesh, por edhe pesë vitesh. Ka organizata kriminale që janë bërë biznese në Shqipëri dhe ka biznese që janë marrë me trafikun e drogës. Dua t’jua rikthej edhe njëherë vëmendjen tuaj në një fakt që e kam përsëritur, por që është pjesë e dosjeve që kanë ardhur nga partnerët dhe është në prokurorinë e posaçme. Ka kompani hidrokarburesh me shumë emër në Shqipëri. Të paktën tre prej tyre, të cilat njërën prej rrugëve të udhëtimit e kanë mbushur me kokainë. Botet e naftës janë të mbushura me kokainë.
Rruga Press

