KryesoreLajme

Çojani “Ballkanit të kapur”, që na përmend Fan Nolin nga Beogradi

Diplomati dhe publicisti Shaban Murati sjell një frangment të Nolit, të shkruar në vitin 1929, ku ai shprehet rreth gjendjes së rëndë të shqiptarëve të gjendur asokohe nën Jugosllavi. Z. Murati e lidh këtë me shkuarjen e kryeministrit Rama në Beograd, në takimin e radhës për projektin Open Balkan.

Më poshtë postimi i z. Murati në llogarinë e tij në facebook:

“Diktatura jugosllave peshon rëndë mbi të gjithë popujt e nënshtruar nga militaristët serbë. Ajo është shtypëse për shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të Ulqinit, Tivarit, Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë dhe Dibrës, të aneksuara me radhë në vitin 1880, 1912, 1919 dhe 1924 nga Serbia.

Lexo më shumë  27 qershori shënon 80 vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamerisë

Bëhet fjalë për afërsisht një milion banorë të privuar nga të drejtat më bazike. As edhe një shkollë e vetme shqiptare për këtë popullatë kompakte që e kalon numrin e asaj të Shqipërisë së pavarur e të gjymtuar nga Traktatet. Asnjë shoqatë, madje as për bamirësi, nuk është lejuar për ta. Asnjë anëtar nuk i përfaqësonte në Skupshtinën (Kuvendi Serb) e shpërbërë.

Lexo më shumë  Qeveria ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike

Banorët ekzekutohen me mitraloz ose detyrohen të emigrojnë për t’u lënë vendin pushtuesve fashistë serbë. Në këtë lloj mënyre “serbizohen” sistematikisht të gjitha rajonet shqiptare e sidomos ato të ndodhura afër kufirit shqiptaro – jugosllav ose përgjatë hekurudhave. Dhjetëra mijëra të pafatë janë të detyruar të shkojnë jashtë vendit në këtë mënyrë çdo vit”.

Fan Noli, 4 mars 1929

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *