Bota

CO2 me shumicë/ Nivelet e dioksidit të karbonit të çliruar në ajër u rritën më shpejt se asnjëherë në 2024-n

Nivelet e dioksidit të karbonit të çliruar në ajër u rritën më shpejt se asnjëherë më parë në 2024, që kur matjet atmosferike nisën të regjistrohen në në vitin 1958.

Përqendrimet e tij janë tashmë 50% më të larta krahasuar atë kohë.

Shkak pa diskutim janë aktivitetet njerëzore, kryesisht përmes djegies së qymyrit, naftës dhe gazit dhe prerjes së pyjeve.

Lexo më shumë  Gjykata e Lartë e SHBA-së miraton ligjin për shitjen ose ndalimin e TikTok

Të dhënat u bënë shqetësuese pasi javën e kaluar u konfirmua gjithashtu se viti 2024 ishte viti më i nxehtë i regjistruar dhe viti i parë kalendarik në të cilin temperaturat mesatare vjetore ishin më të larta se +1.5C krahasuar me nivelet para-industriale.

Kufizimi i ngrohjes globale do të kërkonte që rritja e CO2 të ngadalësohej, por në realitet po ndodh e kundërta.

Rritja e shpejtë e CO2 bie ndesh me marrëveshjen ndërkombëtare të afro 200 vendeve në të gjithë botën për të kufizuar ngrohjen.

Lexo më shumë  Shpërthime në Kiev, droni rus rrëzohet pranë pallatit presidencial gjatë vizitës së kryeministrit britanik

Pavarësisht kësaj shtetet më të mëdha kanë rënë dakord që të ulin nivelin e ndotjes dhe të financojnë për ruajtjen e klimës edhe pse premtimet nuk kanë marrë mbështetjen e plotë.

Rruga Press

YouTube player