Lajme

CNN promovon Kosovën dhe Shqipërinë për sezonin turistik 2022, kjo është arsyeja

Kosova, Shqipëria dhe Bosnja janë tri vende të rajonit të cilat sugjerohen për turizëm, në sezonin veror të këtij viti.

Ky sugjerim vjen ngase vendet e lartcekura konsiderohen si zona me rrezik të ulët nga pandemia COVID-19.

“Njerëzit që duan të bëjnë një udhëtim në Evropë, por duan të shmangin destinacionet me rrezikun më të lartë, kanë vetëm disa zgjedhje: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të gjitha në Gadishullin Ballkanik ose Armenia, në rajonin malor të Kaukazit”, shkruan CNN.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

CNN bazohet në analizat e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat kanë kategorizuar vende në katër nivele, sipas rrezikshmërisë nga COVID dhe masave anti-COVID.

Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve nuk shtuan asnjë destinacion të ri në kategorinë e nivelit 4 të rrezikut më të lartë për udhëtime.

Në fakt, shtatë destinacione në Azi dhe Karaibe u zhvendosën në kategorinë me rrezik më të ulët të CDC-së për udhëtime gjatë pandemisë, që është Niveli 1.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Por pjesa më e madhe e vendeve të Evropës mbeten ende në Nivelin 4, pra me rrezik të madh.

Mbretëria e Bashkuar, për shembull është në nivelin 4 që nga 19 korriku 2021.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *