Lajme

Çmimi i naftës, Shqipëria prek rekordin me 192 lekë/litër, më e shtrenjta në rajon

Çmimi i naftës ka shënuar rekorde historike për drejtuesit shqiptarë të automjeteve, duke prekur në disa pika karburanti edhe çmimin 200 lekë për litër.

Rritja e çmimit të naftës po rëndon më shumë xhepat e qytetarëve, tashmë që vendi po përballet njëkohësisht me shtrenjtimin e ndjeshëm të ushqimeve, kostove të biznesit dhe çdo malli e shërbimi tjetër.

Çmimi i lartë i naftës vjen si pasojë e taksave të larta. Aktualisht qytetarët shqiptarë paguajnë 8 taksa brenda çmimit të një litri naftë, dhe pikërisht këto taksa të fryra e rëndojnë faturën. Taksimi i lartë i naftës për ekspertin Pano Soko vjen si pasojë e paaftësisë së qeverisë për të mbledhur fonde, të cilat do të zhvillonin ekonominë vendase duke tërhequr më shumë investime dhe duke krijuar më shumë vende pune.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Shtrenjtimi i naftës është një problem me të cilin po përballen shumë vende të BE si pasojë e rritjes së çmimit në bursa. Por, pavarësisht kësaj, për ekspertin në rastin e Shqipërisë e gjithë pesha bie mbi qeverinë e cila duhet të ndërhyrje në uljen e taksës.

Krahasuar me të njëjtë periudhë të një viti më parë çmimi i naftës është rritur me 38 lekë, ndërsa gazi ka shënuar dyfishim të çmimit ku sot shitet me 92 lekë litri. Këto shifra e bëjnë Shqipërinë të jetë vendi me çmimet më të larta në rajon krahasuar me Malin e Zi ku nafta tregtohet me 154 lekë/litër apo Maqedoninë e Veriut me 138 lekë/litër.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Rruga Press

YouTube player