Çmimi i karburanteve kap shifra rekord në Shqipëri, shkelja me detyrimin për mbajtjen e rezervave
Të shtunën çmimi i naftës në Shqipëri arriti rekordin e tre dekadave të fundit, 234 lekë për litër, duke detyruar shumë qytetarë të mbyllin automjetet që po përdorin për punë në shtëpi.
Tabelat janë filmuar sot në disa prej pikave kryesore të tregtimit të karburantit në Tiranë.
Shtrenjtimi me 42 lekë për litër është i treti brenda dy ditësh. Një litër naftë të mërkurën mund ta blije me 192 lekë.
Rritja e parë e çmimit në vendin tonë u reflektua kur nafta në bursë arriti 110 dollarë për fuçi ndërsa e dyta kur shkoi në 118 dollarë fuçia.
Të premten çmimi në bursat ndërkombëtare pësoi rënie të lehtë. Fuçia u tregtua me 113 dollarë ndërsa sot ajo shitet me 115.6 dollarë.
Megjithatë në Shqipëri shtrenjtimi I arit të zi nuk po ndalet. Tregtarët e justifikojnë me situatën e krijuar për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, por ekspertët e ekonomisë e cilësojnë abuzive.
Ata thonë se efektet nuk mund të ndjehen menjëherë në ekonominë tonë.
Nga ana tjetër neni 9 u ligjit për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tij parashikon që kompanitë e shumicës të kenë rezerva karburanti për tre muaj me qëllim ndalimin e rritjes së çmimit.
Specialistët e fushës i sugjerojnë qeverisë që gjatë kësaj periudhe të rishikojë taksat e aplikuara të cilat arrijnë rreth 120 lekë për litër dhe të nxisë konkurrencën në treg.
Në Shqipëri çmimi më I lartë I naftës, 190 lekë litri u arrit në vitet 2008 – 2009 kur ari I zi në bursa I kaloi 140 dollarë fuçia, por dhe atëherë një litër kushtonte 44 lekë më pak se sot.
Rruga Press