KryesoreOpinion/Aktualitet

Çmimi i grurit të zhdoganuar rritet edhe 6%, si do të reflektohet në tregun vendas?

Për shkak të rritjes së kërkesës dhe rënies të ofertës nga kriza e Covid-19 vjet në tregjet e huaja çmimi i shitjes së grurit nuk po ndal rritjen.

Në muajin tetor 2020, çmimi i grurit të zhdoganuar, sipas kompanive kryesore të blojës, arriti 220 dollarë/ton dhe çmimi i miellit ishte 48 lekë /kg. Një vit më pas, nga fundi i shtatorit – fillimi i tetorit, çmimi i grurit të zhdoganuar arriti 340 dollarë/ton dhe çmimi i miellit në treg 55 deri 58 lekë/kg. Çmimi i grurit të zhdoganuar në harkun e një viti është shtrenjtuar 63%.

Kompanitë e blojës në vend pohojnë se çmimi i grurit para 3 ditësh shënoi rritje prej 20 dollarë/ton, apo rreth 6%. Aktualisht çmimi i miellit ka mbetur i pandryshuar, vazhdon të shitet me 58 lekë/kg.

Administratori i kompanisë “Bloja”, z. Adi Haxhiymeri, tha për “Monitor” se prej tre ditësh, 1 ton grurë po zhdoganohet me çmimin e 360 dollarëve. Sipas tij, pritet që çmimi të rritet edhe më shumë. “Rritja është e pashmangshme, pasi edhe sikur në tregjet e huaja të mos ketë rritje të çmimit të grurit (rritja e grurit aktualisht në tregjet e huaja është e shpeshtë) rritja e çmimit të naftës dhe energjisë do të japin efektet e tyre.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Rusia vazhdon të rrisë çdo muaj taksën e eksportit në 10 deri 12 dollarë, edhe nëse çmimi nuk ndryshon, pasi shteti është i detyruar të ruajë tregun e brendshëm. Për shkak të këtyre faktorëve, rritja e çmimit të grurit do të jetë e pandalshme”.

Si do të reflektojë në tregun vendas

Shtrenjtimi i çmimit të miellit me gati 10 lekë/kg, rritje me 21% në harkon kohor të një viti (në tetor të 2020 çmimi i miellit u shit 48 lekë/kg dhe shtator-tetor 2021 u shit 55-58 lekë/kg) u reflektua me rritje të çmimit të bukës në treg. Në fillim të muajit shtator, për shkak të rritjes së çmimit të miellit, por edhe produkteve të tjera të përgatitjes të bukës si: vaji, margarina, gjalpi etj., nga furrat e bukës çmimi u rrit nga 70 në 80 lekë, shtrenjtim prej 14%.

Administratori i kompanisë “Bloja”, Adi Haxhiymeri, nuk parashikon konkretisht se sa do të jetë rritja e çmimit të miellit, por sipas tij çmimet janë duke u rritur kudo, si ai i grurit, transportit, naftës dhe energjisë. “Sot çmimi i miellit po shitet me grurin e furnizuar në fillim të muajit gusht-shtator. Ngarkesat e kryera me çmimet e reja shiten në treg në periudhën fundi i muajit tetor-fillimi i nëntorit. Gjendja rezervë e miellit në treg nuk është asnjëherë më shumë se një muaj e gjysmë. Jemi në një situatë ku ka rritje të gjitha çmimeve, veçanërisht të transportit”.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Më herët, edhe operatorë të tjerë të tregut vlerësuan se në rritjen e çmimit të bukës, nuk ndikoi vetëm ndryshimi i çmimit të miellit, por edhe i produkteve të tjera të bukës. “Mendojmë se nuk është mielli faktori i vetëm për rritjen e çmimeve të bukës dhe produkteve të tjera të brumit. Aty ka ndikuar edhe rritja e çmimeve të produkteve të tjera, si vaji, margarina, gjalpi, sheqer dhe paketimi.

Por, faktori kryesor i rritjes së çmimit të bukës mendojmë se është kosto e rritur e fuqisë punëtore dhe procesi i fiskalizimit. Sot një furrxhi dhe një pastiçier nuk punojnë me pagat e para dy viteve, por kërkojnë dyfishin e pagës, pasi nuk ka fuqi punëtore të kualifikuar”, pohoi më herët për “Monitor”, administratori i kompanisë “Miell Tirana”, Roland Hysa.

MONITOR

YouTube player

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *