BotaKryesore

Çmimi i Bitcoin bie ndjeshëm teksa tregjet e kriptove po “përjetojnë pasojat“ e tarifave të Donald Trump

Vlera e kriptomonedhave ra ndjeshëm gjatë javës në Azi, duke nënvizuar një ndjenjë të qartë të rrezikut në të gjithë tregjet.

Sipas mediave të huaja, Bitcoin humbi rreth 7 për qind të vlerës së tij mbrëmjen e së dielës deri të hënën në mëngjes në Singapor për të arritur një pikë të ulët prej 77,077 dollarë.

Lexo më shumë  Komuniteti Amerikan i Inteligjencës: Rusia përdor ‘viktimizimin e serbëve’ në Kosovë për të ushqyer tensionet

Tokeni i renditur i dyti, Ether ra në 1,538 dollarë, një nivel më i ulët brenda ditës i pa parë që nga tetori i 2023.

Si Bitcoin ashtu edhe Ether më vonë “zvogëluan humbjet”.

Rënia vjen teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi tarifat gjithëpërfshirëse që tashmë kanë “fshirë” triliona dollarë në vlerë nga aksionet amerikane.

Politika e re e Trump vendos një tarifë prej 10% për shumicën e importeve, me norma edhe më të larta për vende specifike, si 34% për importet kineze dhe 20% për mallrat e BE-së.

Lexo më shumë  Irani konfirmon vdekjen e Ali Larijanit, drejtuesin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare 

Tregjet financiare janë alarmuar nga lëvizja agresive dhe investitorët po përgatiten për paqëndrueshmëri të zgjatur ekonomike.

YouTube player