KryesoreLajme

Çmimet e ushqimeve, të papërballueshme për shumë qytetarë në Elbasan

Çmimet e larta të ushqimeve po vështirësojnë jetesën për shumë familje në Elbasan. Të prekur nga inflacioni dhe kostot e larta në këtë qark, janë kryesisht pensionistët.

Niveli i pagave dhe pensioneve, kostot e jetesës dhe çmimet e ushqimeve e kanë bërë më të vështirë jetesën për shumë familje në Elbasan.

“Me vështirësi. Të gjitha fruta perimet i blejmë shalqi bostan, po nga pak se janë shtrenjtë. Ata shtrenjtë nuk janë po janë shtrenjtë për ne pensionistët se s’kemi të ardhura të tjera. Nuk na del. Fëmijët janë në Gjermani, nuk na ndihmojnë. Rrallë, nuk blej mish 12 mijë lekë nuk del se jo televizori jo fatura, aq e kemi pensionin nuk na del”.

Lexo më shumë  BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën

Më e rëndë kjo situatë bëhet për pensionistët, të cilët përherë janë shtresa më e goditur kur bëhet fjalë për rritje çmimesh.

“Shumë shtrenjtë janë, as përballohen asgjë sidomos ne shtresa e varfër që kemi dhe invalidët me këto problemet. Na ndihmojnë fëmijët, asgjë tjetër, me ndihma nga njerëzit tanë për çdo gjë me ilaçe me sëmundje. Ne nuk paguajmë dot një faturë”,-shprehet pensionistja.

Shqetësimi që ndajnë është i njëjtë. Tregtarët ankohen për rritje çmimesh nga furnitorët, ndërsa konsumatorët për çmime të rritura nga tregtarët. Tregtarët konfirmojnë se këtë vit çmimet kanë pësuar një rritje të pandalshme, e pa hasur më parë.

Lexo më shumë  Haxhiu për betimin e kryetarëve të rinj në komunat veriore: Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht

Rruga Press

YouTube player