Çmimet e larta vënë në vështirësi qytetarët
Çmimet e larta kanë vënë në vështirësi qytetarët, të cilët parashikojnë se kjo situatë do të zgjasë.
Përgjigjet i ka mbledhur Banka e Shqipërisë, e cila raporton për nivele të ulëta besimi, të ngjashme me marsin e vitit 2020, kur vendi u izolua nga pandemia.
Rritja e çmimeve në tregje ka shqetësuar qytetarët. Këto pasiguri ata i kanë përcjellë në sondazhin e Bankës së Shqipërisë, për ndjesinë ekonomike.
Banka qendrore bën 12 pyetje për qytetarë të rastësishëm, për gjendjen financiare, çmimet, kursimet dhe blerjet e mëdha.
Shumica e tyre thanë se blerjet e produkteve bazike, u kanë zvogëluar kursimet mujore.
Ata thanë, se kjo situatë do t’i shoqërojë edhe në vazhdim, duke menduar të mos shpenzojnë për blerje madhore, si investimi për shtëpi apo blerje mjeti.
Në përgjigjet e mbledhura, rezultati tregoi se besimi në ekonomi ra me 6.7 pikë përqindjeje % në mars.
Shifra tregon se ky është momenti më i keq, pas përjetimit që shkaktoi fillimi i pandemisë në mars 2020.
Rruga Press