Çmimet e karburanteve ndryshojnë katër herë brenda javës, rritet sërish nafta në Shqipëri
Bordi i Transparencës ka ndryshuar katër herë çmimin e naftës gjatë kësaj jave.
Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të premte që çmimi i naftës të jetë 240 lekë për litër, me një rritje prej 5 lekësh një ditë më parë.
Ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 233 lekë për litër me një rrije prej 6 lekësh.
Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe do të shitet 81 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Korrik ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Rruga Press