Lajme

‘Çmendet’ OSSH/ 37 mijë euro për të marrë me qira një makinë, shifra më e lartë se sa ta blesh të re

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë ka hapur një tender për të marrë me qira operacionale 170 automjete të tipeve SUV dhe Pick-Up për një periudhë 3 vjeçarë. Sipas dokumentave të dorëzuara në APP, automjetet do të shërbejnë për drejtorinë rajonale të Tiranës dhe fondi limit i tenderit është përcaktuar 672.9 milionë lekë ose 6.2 milionë euro.

Tenderi i autorizuar nga kreu i OSSH, Blendian Dalipi parashikon se OSSH do të paguajë mesatarosht 36.5 mijë euro për ccdo automjet vetëm për ta marrë me qira për një periudhe 3 vjeccare dhe më pas automjetet i rikthehem sërish privatit.

Oligarkia.al konsultoi çmimet e tregut për gamën e automjeve pick-up në disa koncesionarë të ndryshëm. Çmimet shitjes së tyre variojnë nga 25-39 mijë euro. Kjo do të thotë se OSSH, për çdo makinë që do të marrë me qira për tre vjet do të paguajë më shumë edhe se sa çmimi i shitjes së shumicës së tyre.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Kohët e fundit, kontratat e qirasë operacionale po përdoren gjithmonë e më shumë nga institucionet publike. Zgjedhja e kësaj metode prokurimi justifikohet me faktin se të gjitha kostot e mirëmbajtjes dhe riparimit të defekteve i përballon privati që shpallet fitues.

Por Në rastin e automjeteve të reja, kostoja e mirëmbajtjes dhe riparimeve eventuale të defektekteve është minimale. Veçanërisht në tre vjeçarin e parë të jetës së mjetit.  

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në fund të tre vjeçarit, OSSH ja kthen automjetet privatit. Pasi kontrata të mbarojë, OSSH rihap prapë tender për të marrë sërish automjete me qira, me të njëjtën mënyrë dhe kosto. Ndërkohë që mund të kishte pronësinë e tyre për shumë më pak para, nëse do të zgjidhte blerjen direkt. Ndaj ky është një prokurim që ngre dyshime të mëdha.  

Teksa vendi është në krizë konstante energjetike dhe qeveria kërcënon herë pas herë me rritjen e çmimit të energjisë apo kosto të rënda buxhetore, kompanitë publike të energjisë prokurojnë kontrata si këto me shpërdorim masiv të parasë publike./ Oligarkia.al

Rruga Press

YouTube player