Bota

Civilët në Bucha u vranë nga rusët me shigjeta metalike

Dhjetëra civilë që vdiqën në qytetin Bucha të Ukrainës janë vrarë me shigjeta të vogla metalike, raporton e përditshmja britanike Guardian. Këto shigjeta janë qëlluar nga predhat e artilerisë ruse.

Mjekët që kanë kryer analizat e trupave të viktimave në varret masive, thonë se kanë gjetur shigjeta të tilla- të quajtura edhe flesheta- në gjoksin dhe kokën e viktimave.

Ekspertët e pavarur, që kanë parë pamjet e këtyre shigjetave, thanë për gazetën se këto janë flesheta, një armë anti-njeri e përdorur gjerësisht gjatë Luftës së Parë Botërore.

Lexo më shumë  Hungaria do t'i ishte dorëzuar Rusisë në rast se do ishte sulmuar, thotë ndihmësi kryesor i Orbanit

Këto shigjeta të vogla metalike futen në predha të tankeve ose të artilerisë. Çdo predhë mund të mbajë brenda deri në 8 mijë flesheta.

Pasi qëllohen, fleshetat me një gjatësi rreth 3 deri në 5 centimetra, dalin nga predha dhe shpërndahen në një hark konik. Kur prekin trupin e viktimës, shigjetat mund të humbasin formën, duke u përkulur si një grep, ndërsa pjesa e pasme e shigjetës, e përbërë nga katër pendë, zakonisht shkëputet duke shkaktuar një plagë të dytë.

Sipas një numri dëshmitarësh në Bucha, predhat me flesheta u qëlluan nga artileria ruse disa ditë përpara se forcat të tërhiqeshin nga kjo zonë në fund të marsit. Një ekspert që pa fotot e këtyre fleshetave, tha se ato përdoren nga artileria ruse. Një dëshmitare tha se kishte gjetur shigjeta të tilla të ngulura në makinë në Bucha.

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër

Edhe pse grupet e të drejtave të njeriut kanë kërkuar të ndalohet përdorimi i këtyre armëve, ato vazhdojnë të përdoren. Megjithatë, përdorimi i armëve vdekjeprurëse pa precizion në zonat me popullsi të dendur civile është një shkelje e ligjit humanitar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *