Bota

Civilë mbetën të vrarë ndërsa tentonin të largoheshin, HRW: Rusia mund të ketë shkelur ligjet e luftës në Irpin

Në qytetin e Irpin-it mund të jenë shkelur ligjet e luftës. Kjo sipas një analizë të bërë nga Human Rights Watch pas sulmit të së dielës ku mbetën të vrarë civilë gjatë bombardimeve të qytetit, në perëndim të Kievit.

Për disa orë më 6 mars 2022, forcat ruse bombarduan një kryqëzim në një rrugë që qindra civilë po përdornin për t’iu shpëtuar predhave, në veri të Ukrainës drejt Kievit, njoftoi Human Rights Watch.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Natyra e përsëritur e sulmeve, të cilat sipas qeverisë vranë të paktën tetë civilë, sugjeron që forcat ruse shkelën detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mos kryer sulme pa dallim ose joproporcionale që dëmtojnë civilët dhe nuk morën të gjitha masat e mundshme për të shmangur viktima mes civilëve”.

Kujtojmë se një familje me katër anëtarë mbeti e vrarë në mes të rrugës në qytetin e Irpin-it ndërsa tentonin të largoheshin nga qyteti që po bombardohej.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *