BotaKryesore

Solidarizim me Ukrainën. Cisterna e gazit rus u devijua pasi punetorët e portit të Kentit refuzuan ta shkarkojnë atë

Puntorët e ngarim- shkarkimit u zotuan të mos shkarkonin asnjë cisternë me gaz rus që do të mbërrinte në portin e grykëderdhjes së Thames në orët e para të mëngjesit të së premtes, ka shënuar një fitore, pasi anija u devijua, thotë The Guardian.

Boris Vilkitskiy ishte rrugës për në Ishullin e Grainit me një ngarkesë gazi natyror të lëngshëm (LNG) në Centrica, pronar i British Gas.

Por pasi punëtorët e përfaqësuar nga sindikata Unison, paralajmëruan se do të rebeloheshin kundër çdo udhëzimi për të ndihmuar nxjerrjen e gazit në tokë, anija nuk u ankorua më në portin e Kent.

Lexo më shumë  Udhëheqësit e BE-së miratojnë mbështetjen për Ukrainën pa firmën e Orban dhe Fico-s

Çisternat që transportojnë naftë dhe gaz ende po mbërrijnë ose po shkojnë drejt porteve anembanë vendit, duke përfshirë Portin Foyle në Derry dhe Liverpool. Por National Grid, i cili operon në terminalin LNG të Isle of Grain, konfirmoi se tani nuk po pret më asnjë dërgesë të gazit rus.

“Ky do të vijë si një lehtësim për punëtorët e terminalit të Grain,” tha Matt Lay, zyrtari kombëtar i Unison për energjinë. “Por, ndërsa duket se ndërhyrja e sindikatës ka qenë e suksesshme për t’i parë këto anije duke u larguar, një problem më thelbësor mbetet.”

Ai vuri në dukje se anijet që transportojnë naftë dhe gaz rus janë ende në gjendje të ankorohen në portet britanike sepse ndalimi i DfT nuk mbulon origjinën e ngarkesave të anijeve, pavarësisht se sekretari i transportit, Grant Shapps, tha në fillim të kësaj jave se masa shtrihej në ” të gjitha anijet me çfarëdo lidhje ruse”.

Lexo më shumë  Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

“Qeveria duhet të veprojë menjëherë për të mbyllur këtë boshllëk dhe për të ndaluar mallrat ruse të vazhdojnë të mbërrijnë në MB nën mbulesën e një vendi tjetër”, tha Lay.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *