Bota

Çipe në tru në vend të smartfonëve! Brenda 10 viteve të ardhshme, nevojiten rregulla

Kompanitë e mëdha teknologjike do të përfundojnë duke hyrë në mendjet tona ose duke manipuluar vendimet dhe këndvështrimet tona brenda 10 vitesh, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Një grup neuro-kërkuesish amerikanë po kërkojnë vendosjen e një rregulloreje para se teknologjia të hedhë hapin e radhës, me chipe të injektuara në tru që me gjasë do të zëvendësojnë smartfonët si mjeti kryesor i aksesit në internet.

Ekziston frika se nëse nuk rregullohet kjo teknologji e re spektakolare, që do të jetë e disponueshme brenda dekadës së ardhshme, njerëzit mund të shndërrohen në marioneta.

Lexo më shumë  Ukraina godet sërish terminalin kyç të Rusisë për eksporte të naftës
YouTube player

Parashikimi të kujton filma hollivudianë si Inception, ku Leonardo Di Caprio luan rolin e një hajduti që vjedh informacione duke u infiltruar në subkoshiencën e shënjestrave të tij. Por, Rafael Yuste, një profesor neuroshkence në universitetin e columbias në Nju Jork, thotë se kjo distopi nuk është më fanta-shkencë dhe se shumë shpejt mund të bëhet një realitet i shtrembër.

Sipas tij, gjigandët e teknologjisë po planifikojnë shuma kolosale parash për garën për të zhvilluar aparaturat e gjeneratës së re që do të zëvendësojnë smartfonët dhe do të lidhin trurin tonë me rrjetin. Facebook po punon për shkrirjen e trurit me kompjuterat. Ndërkohë kompania neuralink e Elon Musk ka eksperimentuar teknologjinë e ndërveprimit me mendjen e majmunëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *