Opinion/Aktualitet

Cim Peka: Rama dhe Veliaj po ftojnë “hajdutët e të gjitha trojeve” të bashkohen kundër Albin Kurtit

A po blen Rama dhe Veliaj kundershtare per Albinin nga Kosova?
Nuk mund te them asnje fjale nese duhej apo jo Prishtina ti dhuronte 17 hektar Dukagjinit per festivalin e Duas, por di shume mire qe Veliaj nuk po e fton per festivalin por eshte ne kerkim te kundershtareve potencial ndaj Albinit qe Rama te krijoje nje front kunder tij. Shikoni sa politikane kosovare qe deri dje ishin ne lufte gjyqesore me Ramen, kane zbarkuar tashme ne zyrat e Rames e Veliaj, pse jo edhe si biznesmene, mjafton qe te rrjeshtohen me Ramen (qe do te ndante Kosoven sipas tyre) kunder “armikut” te perbashket ne krye te qeverise se Kosoves.
Ne 2013 Rama erdhi ne pushtet me koalicionin e “Qelbesirave”. E thene nga vete ai.
Sot po nderton koalicionin dhe po therret:
“Hajdute te te gjitha trojeve “ bashkohemi kunder Kurtit!
Nje koleg nga MV mu perbetua se ne kafenene e Ohrit, treshja Rama-Abazovic-Ahmeti kishin rene dakort te rrezonin Kurtin. Vetem se nuk kane llogaritur qe Putin mund tu rrezohet me shpejt nga pushteti…

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *