Bota

Cili shtet ka shoferët më të këqinj në Europë?

Një studim i porositur nga operatori rrugor francez Vinci Autoroutes ka bërë disa zbulime mjaft interesante këtë fillim sezoni veror.

Duhet thënë se këtë radhë, shqiptarët ja hodhën paq!

Kjo sepse studimi i pagëzuar ‘Barometri Europian i Shoferëve të Përgjegjshëm’ përfshiu vetëm 11 shtete të BE-së.

12,4000 evropianët e intervistuar gjatë muajit maj të këtij viti, u pyetën rreth perceptimit të tyre mbi shoferët vendas në raport me fqinjët e tyre të tjerë në BE.

Rezultatet ishin goxha interesante.

Përgjatë të gjithë kontinentin, plot 79% e të anketuarve kishin një perceptim negativ për sa i përket performancës në timon të bashkëqytetarëve të tyre.

Nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse ama, Greqia ishte ajo që spikati më së shumti.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Plot 91% e shoferëve grekë i gjykonin negativisht shoferët e shteteve të tjera.

Por në të njëjtën kohë, grekët ishin ata që raportuan shifrat më të larta të ‘sjelljes së pacivilizuar’ edhe nga bashkëqytetarët e tyre.

Kjo sjelle përfshinte të sharat, të bërtiturat, rëniet e burisë, afrimin e tepërt dhe parakalimin e parregullt, përdorimin e celularit apo edhe daljet nga mjeti për t’u ballafaquar me shoferët e tjerë.

Grekët morën rezultatet më të larta për sa i përket shoferëve ‘gjaknxehtë’ – duke u përputhur hera herës deri në detaj me fqinjët e tyre në veri.

Spanjollët dhe britanikët duket si ishin shoferët më pak gjykues ndaj shteteve të tjera, ndërsa gjermanët ishin ata që ndanin pikëpamjen më pozitive për bashkëqytetarët e tyre.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Spanjollët ishin më ‘të përgjegjshmit’ për sa i përket përdorimit të telefonit gjatë udhëtimit me makinë.

Sakaq, për sa i përket shoferëve më të zhurmshëm dhe atyre më të stresuar, Belgjika zuri vendin e parë.

Vetëm 47% e shoferëve belgë pranuan se ndiheshin të qetë dhe të relaksuar kur ngisnin makinën – përqindja më e ulët nga të gjithë shtetet e tjera.

Krahasuar me Holandën – plot 2 në 3 shoferë ndiheshin të relaksuar në timon.

Sidoqoftë, holandezët u renditën të parët për sa i përket ngatërrimit të korsisë së biçikletave, ku 2 në 5 shoferë pranuan se kishin parkuar gabimisht në një korsi biçikletash.

Për të lexuar studimin e plotë të Vinci Autoroutes klikoni këtu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *