Bota

Cili do të ishte reagimi nëse Moldavia do të sulmohej nga Rusia?

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë se Moldavia nuk do të ishte “e dobët ushtarakisht” pavarësisht statusit të saj neutral, nëse Moska do të përpiqej të sulmojë ish-shtetin sovjetik.

Sipas Newsweek, Mircea Geoană, duke folur për një stacion televiziv rumun, tha se “klauzola e neutralitetit” në kushtetutën e vendit të Evropës Lindore “duhet të respektohet”.

Kjo klauzolë thotë se Moldavia do të ruajë “neutralitetin e përhershëm”, i cili mund të përmbyset vetëm përmes një referendumi.

Por trupat ruse janë vendosur prej kohësh në rajonin e shkëputur moldav të Transnistria pas një lufte në fillim të viteve 1990 dhe lufta në Ukrainë ka nxitur spekulime mbi fatin e fqinjit pro-evropian të Ukrainës.

Bëhet fjalë për vendin e Evropës Lindore që mori statusin e kandidatit për në BE në të njëjtën kohë me Ukrainën, në qershor të vitit 2022.

“Ne duhet të pranojmë faktin se Republika e Moldavisë ka, pas luftës në Transnistria, 30 vjet më parë, një klauzolë neutraliteti në Kushtetutë”, tha Geoană. “Pra, kjo duhet respektuar”.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Megjithatë, qeveria moldave në Kishinau, e udhëhequr nga presidentja Maia Sandu, e kupton “se të jesh neutral nuk do të thotë që duhet të jesh i dobët ushtarakisht”, vazhdoi Geoană.

“Të jesh neutral nuk do të thotë që nuk keni forca për të mbrojtur territorin dhe popullsinë tënde”.

Por zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s vuri në pikëpyetje aftësinë e Moskës për të angazhuar forca të tjera në Transnistria, që do të “do të thoshte pushtimin e të gjithë Ukrainës, përfshirë Odesën, për të bërë një lidhje me ato atje”.

Qyteti port i Ukrainës, Odesa, është vendbanimi kryesor më i afërt në Ukrainë me Transnistrinë dhe kryeqytetin e saj, Tiraspol.

Ndryshe, Moldavia ka ndjerë disa nga pasojat e luftës në Ukrainë dhe disa raketat hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë muajin e kaluar.

Si pasojë, të hënën, transportuesi ajror hungarez Wizz Air njoftoi se nuk do të kryejë fluturime nga kryeqyteti moldav nga 14 marsi, duke përmendur shqetësimet për sigurinë e hapësirës ajrore të vendit për shkak të luftës në vazhdim.

Lexo më shumë  Administrata Biden njofton paketën më të fundit të ndihmës për Ukrainën

Por autoriteti i aviacionit civil të vendit tha se do të ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme” për të kthyer transportuesin në Kishinau sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë më 23 shkurt, ministria ruse e mbrojtjes tha se qeveria e Ukrainës po planifikonte një operacion “mashtrues” kundër Transnistrisë “në të ardhmen e afërt” duke pretenduar se trupat ukrainase do të mbanin uniforma ruse për të hyrë në rajonin e shkëputur, sipas medias shtetërore.

Kjo u hodh poshtë nga Kishinau.

Të nesërmen, Rusia paralajmëroi se çdo sulm ndaj forcave ruse të stacionuara në Transnistria do të “konsiderohet sipas ligjit ndërkombëtar si një sulm ndaj Federatës Ruse”.

Ndërkohë rreth dhjetë ditë më parë, Sandu akuzoi Kremlinin për komplot për të dërguar “diversantë” me veshje civile për “përmbysjen e rendit kushtetues” në Moldavi. Moska e mohoi këtë.

Veç këtyre, më herët gjatë muajit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi kishte “përgjuar planin e shkatërrimit të Moldavisë nga inteligjenca ruse”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *