Cilët janë futbollistët shqiptarë që e rritën çmimin e tyre gjatë 2020-ës
Viti 2020 ka qenë një vit shumë i mirë në aspektin sportiv për disa nga yjet e futbollit shqiptarë.
Përkundër që kishin shumë vështirësi për shkak të pandemisë dhe lëndimeve, disa nga futbollistët shqiptarë gjatë vitit 2020 kanë rritur ndjeshëm çmimin e tyre, kjo falë paraqitjeve fantastike që kanë bërë nëpër klubet e tyre.
Padyshim që përparimin më të madh gjatë këtij viti e ka bërë mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla.
Në dhjetor të vitit 2019, Kumbulla kushtonte vetëm 10 milionë euro sa ishte te Verona, ndërsa sot ai ka një çmim prej 27 milionë euro dhe luan në njërin nga klubet më të mëdha italiane Romën.
20-vjeçari ka shkëlqyer edhe me fanellën e Romës, ndërsa lakorja tek vlera e tij është në rritje e sipër dhe shpresojmë që brenda këtij viti të ri ta dyfishojë vlerën aktuale që ka.
Rritje të çmimit ka pasur edhe kartoni i mesfushorit shqiptar Enis Bardhi që aktivizohet me Levanten në La Liga.
Bardhi ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme këtë vit, ku ka rritur çmimin e tij për tetë milionë euro, nga 12 në 20 milionë.
Për tetë milionë euro është rritur edhe kartoni i Amir Rrahmanit që aktivizohet me Napolin, pasi në vitin 2019 kushtonte gjashtë milionë euro ndërsa sot vlerësohet 14 milionë.
Vedat Muriqi ka rritur vlerën e tij për pesë milionë, nga 12 në 17 milionë euro, teksa Berat Gjimshiti vazhdon duke e rritur ngadalë vlerën e tij.
Rruga Press