Bota

Cilët janë 3 gjigandët që kontrollojnë 90% të reklamave në botë?

Tre janë gjigandët e teknologjisë të cilët zotërojnë thuajse të gjithë tregun global të reklamimit.

Këta tre gjigandë do të kenë në dorë 90% të tregut të digjital ne fund të vitit 2021. Kompania mëmë që zotëron Google, Meta – e njohur deri tani si Facebook – dhe Amazon, kanë në kontroll 80-90% të këtij tregu, sipas studimit të kompanisë së promocioneve GroupM Global.

Vlera e tregut global të reklamimit pritet të pësojë një rritje prej 19.4% gjatë 2021 dhe 9.1% në 2022.

Teksa i afrohemi fundit të vitit 2021, ky sektor po tregon një zhvillim shumë më të shpjet nga ç ‘ishte parashikuar, i shtyrë më së shumti prej SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës, thuhet në studim.

Televizioni, platformat digjitale, audio, gazetat, revistat, kinematë dhe produktet mediatike në ambientet e hapura kanë arritur të akumulojnë një shumë prej $766 miliardë dollarësh në të ardhura të përbashkëta. Ato pritet të kalojnë $1 trilionë dollarë deri në vitin 2025.

Lexo më shumë  Në hetim marrëveshja 900 mln euro, policia belge bastis Komisionin Evropian
Faktorët kryesorë që po shkaktojnë një rritje dhe zhvillim të këtij niveli:
  • Bizneset e vogla e të reja që po i dedikojnë më tepër para dhe investime reklamimit digjital;
  • Tregtarët e bazuar në Kinë po përfitojnë nga një sistem postar me kosto të ulët dhe që operon në të gjithë botën;
  • Krijuesit e aplikacioneve apo bizneseve të tjera të bazuara në botën digjitale i kanë rrënjët në ekonominë online apo ekonominë e internetit, shumë prej të cilëve fokusohen më tepër se kudo tjetër tek marketingu, për të shumëfishuar fitimet e tyre;
Zhvillimet në sektorët kryesorë këtë fund viti:

Marketingu digjital: Me shumë siguri do ta kapë këtë fund viti me një rritje prej 30.5%, në krahasim me 26% në qershor.

Ky sektor përbën 64.4% të të gjithë sektorit të marketingut në botë gjatë vitit 2021, në krahasim me 60.5% në vitin 2020.

Lexo më shumë  Evropa teston me sukses raketën e parë hipersonike, sfidon “Oreshnikun” rus

Marketingu i TV: I parashikuar të pësoj një rritje prej 11.7% në fund të 2021, nga 9.3% në qershor. Pritet që në vitet në vazhdim ky sektor të qëndrojë në një rritje relativisht të sheshtë prej 1-2% për çdo vit deri në 2026. Në përgjithësi reklamimi në TV gjatë vitit 2022, do të pësojë një rritje prej rreth 10%, e cila pritet të dyfishohet deri në vitin 2026.

Marketingu Audio: Pritshmëritë janë që sektori i reklamimit zanor të rritet me 15.6% në vitin 2021 dhe 6.4% në vitin 2022. Në vitet në vazhdim ama, ai pritet t’i rikthehet trendeve historike: një nivel relativisht i rrafshët.

Marketingu OOH: Reklamimet në ambientet e jashtme pritet të pësojnë një rritje prej 17.1% në vitin 2021 dhe 14.9% gjatë vitit 2022. Në vitet në vazhdim  ama rritja do të mbetet relativisht mesatare prej rreth 5-9% çdo vit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *