Cilësitë e Brojës mahnisin gazetën Marca, shkrim për shqiptarin: Ngjason me…
Armando Broja sulmuesi shqiptar u rrit në skuadrën e Chelsea-t, por po bën emër te Southampton, klub ku aktualisht është në huazim. Realizimi i 20-vjeçarit në fitoren 4-1 ndaj Brentford bëri që sulmuesi të shkonte në 5 gola në Premier League. Paraqitjet e shtatlartit kuqezi janë vlerësuar edhe në Spanjë, ku prestigjiozja Marca e ka krahasuar me Diego Costa-n.
“Unë e dua këtu dhe do të ishte mirë nëse ai do të ishte lojtari ynë”, tha trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl për The Athletic pas ndeshjes.”Ai dëshiron të jetë me ne. Ju mund ta ndjeni këtë në çdo moment dhe tifozët e duan atë”.
Diego Costa i ardhshëm?
Broja shpesh është cilësuar si zëvendësuesi ideal i ish-sulmuesit të Chelseat, Diego Costa, për shkak të fuqisë dhe paraqitjeve shpërthyese të tij.Reprezentuesi shqiptar me origjinë britanike do të jetë krenar të dijë se lojtari i fundit që ka arritur arritjen e tij për të shënuar në katër starte radhazi në shtëpi ishte vetë Costa.
Çfarë e pret Broja-n?
Nëse Broja do të vazhdojë me këto paraqitje, ai do të ketë shumë kandidatë në fund të sezonit. Është akoma e paqartë nëse Chelsea do ta kthejë në klub, apo nëse do të vendosë ta shesë, duke parë alternativat e shumta që ka në sulm Chelsea, ka shumë mundësi që Broja të huazohet përsëri ose të shitet përfundimisht pas një fillimi kaq të mirë me Shenjtorët, nuk është një çudi të kuptohet pse klubi do që ai të qëndrojë në St. Mary edhe pas këtij sezoni
Dëmtimi i Brojës
Kishte disa shqetësime pasi Broja u detyrua të dilte kundër Brentford, por duket sikur kjo ishte vetëm një masë paraprake.Tifozët e Southampton shpresojnë që Broja të mbetet në skuadër pas përfundimit të huazimit.
Rruga Press
