Bota

Cilat shtete po blejnë ende naftë ruse?

Australia, Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara e kanë ndaluar plotësisht blerjen e naftës ruse pas pushtimit të Ukrainës – por shtetet mbeten të ndara, raporton Sky.

Polonia dhe shtetet baltike janë në favor të kufizimeve, por Gjermania ka paralajmëruar kundër çdo vendimi që mund të rrisë më tej çmimet e energjisë dhe të shkaktojë një recesion ekonomik.

Lexo më shumë  Gjykata e Lartë e SHBA-së miraton ligjin për shitjen ose ndalimin e TikTok

Gjermania ka reduktuar furnizimet në 25% të importeve totale – nga 35% sa ishte para pushtimit.

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë dëshiron që varësia nga nafta ruse të përgjysmohet deri në verë.

India dhe Kina kanë refuzuar të dënojnë pushtimin dhe mund të rrisin prodhimin e produkteve të rafinuara në afat të shkurtër dhe afatmesëm, duke importuar më shumë fuçi të naftës ruse, thanë analistët.

Lexo më shumë  Shefi i Inteligjencës Finlandeze bën thirrje për vigjilencë të shtuar për shkak të reformave ushtarake ruse

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *