Bota

Cilat janë ritualet dhe hapat që ndërmerr Vatikani pas vdekjes së Papës

Me vdekjen e Papës vihen në lëvizje ritualet më solemne dhe me koreografinë më të përpiktë të Kishës Katolike.

Papa Françesku rishikoi disa nga ritet vitin e kaluar, duke thjeshtuar ritet për të theksuar rolin e tij si një peshkop i thjeshtë dhe për të hapur mundësinë e varrimit jashtë Vatikanit.

Por elementet thelbësore mbeten, përfshirë tre momentet kyçe që duhet të vëzhgohen nga vdekja tek varrimi i një pape.

Lëvizjet ndodhen në volumin e vogël të “Riti i varrimit të Papëve të Romës”.

Kështu, një certifikatë vdekjeje shpallet dhe apartamentet e atit të shenjtë mbyllen. Trupi dërgohet në bazilikën e Shën Pjetrit dhe këndohet Litania e Shenjtorëve, nën kujdesin e kamerlengut, që udhëheq procesionin.

Lexo më shumë  Rusia sulmon Ukrainën me mbi 400 dronë, dëmtohet vendi i mbrojtur nga UNESCO

Një natë përpara varrimit, kamerlengu kujdeset për mbylljen dhe vendosjen e vulave në arkivolin e atit të ndjerë, në prani të kardinalëve të vjetër. Një mbulesë e bardhë vendoset mbi fytyrën e Papës.

Dekani i Kolegjit të Kardinalëve thërret këta të fundit për funeralin dhe drejton meshën para nisjes së konklavës. Posti aktualisht mbahet nga kardinali Giovanni Battista Re, kreu i tërhequr i zyrës së peshkopëve të Vatikanit.

Papa duhet të varroset nga 4 deri në 6 ditë nga vdekja e tij. Një periudhë 9-ditore zije e pason ceremoninë. Shumica e procedurave janë të caktuara nga vetë Papa, me udhëzime të detajuara që ekzekutohen nga kamerlengu.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

Ndërkohë, 15 deri në 20 ditë nga vdekja e atit të shenjtë nisë konklava. Bëhet fjalë për asamblenë me dyer të mbyllura ku Kolegji i Kardinalëve zgjedh liderin e ri të Kishës Katolike.

Fjala “konklavë”, e cila vjen nga fjala latine “cum clave”, që do të thotë “me çelës në dorë”, i referohet fshehtësisë dhe izolimit që u imponohen pjesëmarrësve.

YouTube player