Lajme

Cila vaksinë është më e pranuara për udhëtimet ndërkombëtare – AstraZeneca e para, Pfizer e dyta

Nisja e udhëtimeve ndërkombëtarë pa probleme është mbase treguesi më i mirë nëse jemi kthyer vërtet në ndonjë formë të normalitetit.

Numri i fluturimeve ndërkombëtare për turizëm ra me 74 për qind në vitin 2020 krahasuar me 2019.

Deri më tani, 3.7 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë në të gjithë botën. Por, jo të gjitha vaksinat janë njësoj të vlefshme kur kaloni kufirin mes shteteve.

Lexo më shumë  Pasi Vjosa Osmani privatizoi profilet ekzistuese, Presidenca krijon profile të reja në rrjetet sociale

Sipas VisaGuide.World, vaksina më e pranuar në të gjithë botën, për sa i përket kalimit të kufirit, është ajo e AstraZeneca, e cila është aprovuar nga 119 vende, përfshirë Organizatën e Botërore të Shëndetësisë.

Pas AstraZeneca vjen Pfizer-BioNTech, e cila është aprovuar nga pothuajse 90 vende, e ndjekur nga Sputnik V (i njohur nga më shumë se 60 vende). Pas kësaj vijnë Moderna dhe “Johnson&Johnson”.

Lexo më shumë  27 vjet nga Beteja e Koshares, dita kur 'shkulet' kufiri

Nga ana tjetër, CanSinoBio kineze është njohur nga vetëm disa shtete. Në faqen VisaGuide, ju mund të kontrolloni se cilat vende e njohin vaksinën që keni marrë.

Vendosni vaksinën në rreshtin e parë dhe destinacionin e dëshiruar në të dytën, pas së cilës do të merrni informacionin e kërkuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *