Lajme

Cila mendoni se konsumon më shumë birrë, Shqipëria apo Kosova?

Njerëzimi ka pirë birrë që prej kohërave të Mesopotamisë së lashtë, para rreth 7,000 vjetësh, e ndoshta edhe më herët se kaq. Edhe sot është ende një prej pijeve më të konsumuara anembanë globit. Por konsumi i birrës ndryshon shumë varësisht nga vendi.

Në SHBA, Budweiser është birra më popullore. Në një rangim së fundi nga agjencia TOP, Budweiser u radhit e para në 23 prej 50 shteteve të SHBA-së.

Lexo më shumë  “Duam paratë tona”, gjermanët dhe italianët e mashtruar nga Forex hapin gjyqe në Shqipëri

Kina është vendi që ka konsumuar më së shumti birrë në vitin 2020. Në këtë vend janë pirë më shumë se 36 milionë kilolitra të birrës, që i bie 20,3% e sasisë së përgjithshme të birrës së konsumuar në tërë botën, që ka qenë 177 milionë kilolitra.

Kina dhe SHBA-ja janë ndër vendet me dendësi të madhe të popullatës dhe kuptohet që edhe konsumi i tyre total i birrës është më i lartë se mesatarja.

Republika Çeke është vendi me konsumin më të lartë të birrës për kokë banori.

Ky është viti i 28-të me radhë që Republika Çeke radhitet e para për sasinë e birrës së konsumuar për kokë banori, sipas Kirin Holdings.

Sa i përket Shqipërisë konsumi shkon në 30 litra për banor, kurse Kosova më pak se gjysma, vetëm 13 litra për banor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *