KryesoreOpinion/Aktualitet

Cila e drejtë politike, sociale, ekonomike a kulturore u cënohet serbëve të Kosovës duke u mbyllur strukturat ilegale shtetërore të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës?

Shkruan Donik Sallova

Ndërkombëtarët janë marakli të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, prandaj meqë po e dënojnë mbylljen e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë, pse nuk po i këshillojnë serbët që t’i drejtohen kësaj gjykate për të parë se ku bien ndesh me ligjin dhe kushtetutën veprimet e qeverisë së Kosovës.

Cila e drejtë politike, sociale, ekonomike a kulturore u cënohet serbëve të Kosovës duke u mbyllur strukturat ilegale shtetërore të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës? Cili ligj, vendim, institucion apo politike publike i pengon serbët të zhvillojnë jetën politike, sociale, ekonomike, kulturore e religjioze në kuadër të Republikës së Kosovës? Cilat shërbime nuk i ofrojnë institucionet lokale e qëndrore të Republikës së Kosovës që po u zëvëndësokan nga këto institucione ilegale paralele?

Lexo më shumë  PE për heqjen e masave ndaj Kosovës, Kearns: Thirrjet të merren parasysh

Institucionet ilegale shtetërore të Serbisë në Kosovë nuk janë organizata humanitare që po shërbejnë në një vatër krize ku nuk ka rend politik e institucional. Ato janë instrumente që kanë shërbyer ekskluIvisht për pengimin e pjesëmarrjes së serbëve të veriut në jetën socio-politike të Kosovës, duke insinuuar tek kjo popullsi në këtë territor shtrirjen e qeverisjes së Serbisë.

Lexo më shumë  Franca mund të njohë shtetin palestinez "në qershor", njofton Emmanuel Macron

Fakti që veprimtaria e këtyre institucioneve paralele nuk është penguar për një kohë të gjatë, kjo nuk i bën këto struktura legale e kushtetuese e as të domosdoshme. Serbët e Kosovës kanë çdo garanci dhe mundësi kushtetuese e politike të vetëorganizimit institucional e vetëqeverisjes lokale brenda sistemit politik të Kosovës.

YouTube player
sqhrenfrdeit