Çifti gjerman thyen rekord botëror, mbushin shtëpinë me 444 pemë Krishtlindjesh/video
GJERMANI – Një rekord i veçantë botëror është regjistruar në Gjermani, ku çifti Thomas dhe Susanne Jeromin, kanë zbukuruar shtëpinë e tyre me 444 pemë, të dekoruar cep më cep me drita e topa shumëngjyrëshe dhe për këtë morën certifikatën e rekordit botëror.
Çifti gjerman ka vendosur 10 mijë topa dhe 300 palë drita, brenda dhe jashtë shtëpisë, por ajo që e bën më të veçantë gjithë këtë është fakti se asnjë prej pemëve nuk është e njëjtë me tjetrën.
Thomas dhe Susanne Jeromin i kishin nisur përgatitjet muaj përpara Krishtlindjeve dhe shpresojnë që ta vijojnë sa më gjatë këtë gjë, për ta shndërruar pse jo, në një traditë familjare.
Rruga Press